Ndërlidhjet

Kërkohet heqja e TVSH-së për qumshtin e freskët


Ministri i Financave, Besim Beqaj, është takuar me Shoqatën për Prodhimin dhe Përpunimin e Qumshtit, 15 Korrik 2013
Ministri i Financave, Besim Beqaj, është takuar me Shoqatën për Prodhimin dhe Përpunimin e Qumshtit, 15 Korrik 2013
Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumshtit i ka kërkuar të hënën ministrit të financave, Besim Beqaj që qeveria të heq Tatimin në Vlerë të Shtuar për qumshtin e freskët.

Kërkesa është bërë gjatë takimit që është mbajtur në ministrinë e financave e cila sipas një njoftimi të zyrës për informim është duke i shqyrtuar mundësitë ligjore dhe fiskale për të plotësuar këtë kërkesë.

“Ministri Beqaj, ka theksuar se heqjes apo shkallëzimit të TVSH-së duhet ti paraprije formalizimi i fermerëve të cilët merren me këtë veprimtari me qëllim të zgjerimit të bazës tatimore në këtë sektor, veprim i cili është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e ministrisë së financave.

Me urdhër të ministrit Beqaj është krijuar edhe një grup punues i përbërë nga zyrtarë të ministrisë dhe shoqatave të prodhimit dhe përpunimit të qumshtit “me qëllim të ofrimit të një analize ligjore, ekonomike dhe teknike e cila ndër të tjera do të kontribuojë në hartimin e politikave të favorshme për fuqizimin e mëtejmshëm të këtij sektori.
XS
SM
MD
LG