Ndërlidhjet

Thaçi inspekton austradën e Kosovës


Kryeministri i Kosovës duke e inspektuar sektorin 7 dhe 8 të autostradës së Kosovës, 19 korrik, 2013
Kryeministri i Kosovës duke e inspektuar sektorin 7 dhe 8 të autostradës së Kosovës, 19 korrik, 2013
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka inspektuar të premtën punimet në sektorin shtatë dhe tetë të autostradës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ky sektor gjendet kryesisht në zonën industriale të Prishtinës, mes Fushë Kosovës dhe kryeqytetit, ndërsa shefi i qeverisë tha se në sektorit nëntë tashmë vetëm ka filluar asfaltimi.

“Kosova gradualisht, po shndërrohet në një udhëkryq për rajonin, me infrastrukturën më moderne në Ballkan. Prandaj, do të vazhdojmë me këto projekte, do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht që të ndryshojmë për të mirë vendin tonë dhe që me të vërtetë çdo qytetar i Republikë së Kosovës të ndihet mirë dhe krenar në Kosovën e re, në Kosovën e zhvilluar, në Kosovën evropiane.”, ka thënë kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG