Ndërlidhjet

logo-print

Itali - Gjykata kërkon hetimin e Berlusconit


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë italiane e cila shpalli të premten fajtor tre ndihmës të Silvio Berlusconit për inkurajim të prostitucionit me minorenë, i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë tutje nëse ai dhe/apo të tjerët duhet të akuzohen për vepra tjera, bazuar në provat e grumbulluara në këtë rast.

Berlusconi tashmë është dënuar me shtatë vjet të mbajtjes së ndonjë detyre publike, në një gjykim të njëjtë, pasi u gjet fajtor se ka paguar për shërbime seksuale një ish-valltare Karima El Mahroug, që njihet si Ruby “hajdutja e zemrave”, në kohën kur ajo ishte e mitur.

Asnjë dënim që i është shqiptuar Berlusconit dhe tre të tjerëve, nuk do të hyjë në fuqi përderisa procesi i apelit të jetë shterrur.

Sipas agjencisë Reuters, e cila citon burime të veta nga prokuroria, mund të ndodh që të dyshuarit të akuzohen edhe për ndikim të dëshmitarëve.
XS
SM
MD
LG