Ndërlidhjet

Pakistan: Nga përleshjet - 4 ushtarë dhe 15 militantë të vrarë


Pjesëtarët e ushtrisë së Pakistanit në provincën e trazuar Khyber

Pjesëtarët e ushtrisë së Pakistanit në provincën e trazuar Khyber

Zyrtarët e Pakistanit thonë se 15 militantë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak në rajonin e trazuar fisnor në provincën Khyber, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Zyrtarët e sigurisë thanë se operacioni ushtarak kishte filluar të premten dhe ka vazhduar deri sot në mëngjes, me ç’rast janë shkatërruar dy baza të militantëve.

Gjatë operacionit janë vrarë edhe katër ushtarë pakistanezë.

Raportohet se në këtë rajon, ku kishte sulmuar ushtria, ka prani të fuqishme të talibanëve pakistanezë dhe të pjesëtarëve të grupeve të tjera militante.
XS
SM
MD
LG