Ndërlidhjet

Izrael: Lirohen disa të burgosur palestinezë


Ministri Yuval Steinitz (majtas) dhe kryeministri izrelit Benjamin Netanyahu
Ministri Yuval Steinitz (majtas) dhe kryeministri izrelit Benjamin Netanyahu
Autoritetet e Izraelit kanë njoftuar sot se do t’i lirojnë disa palestinezë të burgosur, si pjesë e marrëveshjes së arritur me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, për vazhdimin e negociatave, që ishin ndalur tash e tri vite.

Ministri izraelit, Yuval Steinitz, përgjegjës për inteligjencë dhe çështje ndërkombëtare, tha se në mesin e personave që do të lirohen, do të jenë edhe ata që ai i ka përshkruar si “të burgosur të rëndë në burg me dekada”.

Ai tha se lirimi do të bëhet shkallë-shkallë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka shpallur sot se izraelitët dhe palestinezët janë pajtuar për vazhdimin e bisedimeve direkte për arritjen e paqes.

Rundi i fundit i negociatave direkte në vitin 2010, ishte ndalur për shkak të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Ministri Steinitz tha se Izraeli nuk i ka pranuar disa parakushtet palestineze për bisedimet paqësore, përfshirë edhe ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve të reja në dy hapësira.
XS
SM
MD
LG