Ndërlidhjet

Një i vdekur, mbi njëzet të lënduar në Kajro


Egjipt - Forcat ushtarake kanë nisur të vendosin perimetrin e sigurisë në rrugët kryesore të Kajros, 22Korrik2013
Egjipt - Forcat ushtarake kanë nisur të vendosin perimetrin e sigurisë në rrugët kryesore të Kajros, 22Korrik2013
Televizioni shtetëror i Egjiptit lajmëron se një person ka vdekur të hënën në Kajro si pasojë e përleshjeve mes grupeve rivale pro dhe kundër presidentit të përmbysur islamist Muhamed Morsi.

Ekipet mjekësore lajmërojnë se viktima ka pësuar nga një lëndim i shkaktuar nga arma e zjarrit.

Dhjetëra të tjerë, sipas mjekëve janë hospitalizuar pas lëndimeve nga përleshjet e grupeve të përkrahësve dhe kundërshtarëve të Morsit.

Mediet e huaja lajmërojnë se mbi 26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

E gjitha u nxit të hënën, kur familja e presidentit Morsi lajmëroi se do të ndërmerr veprime ligjore kundër ushtrisë, e cila vazhdon ta mbaj në një vend sekret presidentin e rrëzuar më 3 korrik.

Ushtria arsyeton këtë veprim se është për të mirën e Morsit.

Por i biri i Osama Morsi, tha në Kajro se “nuk ka bazë ligjore ose kushtetuese...për të mbajtur në paraburgim dikend i cili nuk është i akuzuar për asnjë krim, por vetëm për shkak të sigurisë së tij”.
XS
SM
MD
LG