Ndërlidhjet

MJ s'ështe përgjegjës për vdekjen e tij, thotë e ëma


Mbreti i Pop-it Michael Jackson (Ilustrim)

Mbreti i Pop-it Michael Jackson (Ilustrim)

Ish-mbretit i popit Michael Jackson nuk ishte përgjegjës për vdekjen e tij, thotë e ëma e tij Katherine Jackson gjatë marrjes në pyetje të hënën në një gjykatë të Los Angjelos.

Tetëdhjetëetre vjeçarja Jackson pretendon se promoteri i koncerteve të djalit të saj 'AEG Live', është përgjegjës për punësimin e dr. Conrad Murray, i cili ka dhënë yllit të Thriller, medikamentin propofol, nga i cili ka vdekur Michael.

Avokatët e AEG Live, thonë se Murray është punësuar direkt nga Jackson, i cili ka kërkuar këto medikamente, dhe se kompania, sikur edhe Katherine Jackson, nuk kishin dijeni për problemet me barna që kishte këngëtari.

Jackson i tha gjykatës se ajo nuk e ka parrë kurrë djalin e saj të ketë marr medikamente dhe ka hedh poshtë mundësinë që ai të ketë pasur probleme me barna, raportoi të martën Neë York Daily News.

Sipas saj, Michael është mbështetur tek mjeku për t’i caktuar atij trajtimin me medikamente, e jo krye në veti.

“Edhe nëse ka kërkuar Michael propofol, ai [Murray] ka mundur t’i thotë jo”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG