Ndërlidhjet

Pengohet vetura e Papës nga besimtarët brazilian


Papa Françesk përshëndet besimtarët derisa largohet prej Pallatit Guanabara ku ai morri pjesë në një ceremoni mikëpritëse, Rio de Zhaneiro, 22 korrik, 2013

Papa Françesk përshëndet besimtarët derisa largohet prej Pallatit Guanabara ku ai morri pjesë në një ceremoni mikëpritëse, Rio de Zhaneiro, 22 korrik, 2013

Turma të entuziazmuara të katolikëve e kanë nxituar makinën e Papa Françesk derisa ai udhëtonte nëpër rrugët e Rio De Zhanieros, gjatë qëndrimit të tij në Brazil.

Garda është detyruar që të shtyjë turmat prapa në momentin kur shoferi i Papës morri një kthesë të gabuar duke u përballur me turmën që i penguin rrugën.

Protestuesit anti-qeveritar e kanë shfrytëzuar arritjen e Papës të hënën në këtë shtet për të demonstruar kundër autoriteteve.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP ka njoftuar se një prej fotografëve të saj është lënduar gjatë përleshjeve në mes të protestuesve dhe policisë.

Papa është mirëpritur nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, derisa ai e filloi vizitën e tij shtatë ditore që ndër të tjera e përfshinë edhe shënimin e Ditës Botërore të Rinisë.

Françesku, 76 vjeçari me origjinë nga Argjentina, po e realizon udhëtimin e parë jashtë vendit që prej se është bërë Papa i parë që ka prejardhje nga Amerika Latine në muajin mars.

Brazili është shteti në të cilin jetojnë 120 milion katolikë.
XS
SM
MD
LG