Ndërlidhjet

Festë e madhe në Britani për lindjen e princit


Pjesëtarët e kompanisë së nderit të artilerisë britanike, regjimenti rezervë i ushtrisë së qytetit të Londres shtijnë me armë ne shenjë nderi për lindjen e princit, 23 korrik, 2013
Pjesëtarët e kompanisë së nderit të artilerisë britanike, regjimenti rezervë i ushtrisë së qytetit të Londres shtijnë me armë ne shenjë nderi për lindjen e princit, 23 korrik, 2013
Rënia e zileve të mëdha dhe shtënia me armë e kanë shënuar lindjen e djalit të Dukës dhe Dukeshës së Cambridge, i cili është pretendenti i tretë me radhë për fronin mbretëror të Britanisë së Madhe.

Të shtënat janë realizuar në Green Park në afërsi të Pallatit kryesor mbretëror britanik, Buckingham dhe në afërsi të kullës së Londrës.

Këmbanat në Kishën e Westminster Abbey kanë filluar të bien në orën 15 sipas orës tonë, ditën e martë, në nderim të lindjes së pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore.

Turistët janë mbledhur për të bërë fotografi të njoftimit për lindjen e një princi ku sipas traditës është vendosur para Pallatit Buckingham.

Zyrtarët e familjes mbretërore kanë thënë Princi William, bashkëshortja e tij, Kate dhe foshnja e sapolindur pritet të qëndrojnë deri mbrëmjen e së martës apo mëngjesin e së mërkures në spitalin në qendër të Londrës ku ka lindur princi i ri.
XS
SM
MD
LG