Ndërlidhjet

Patriarku Irinej kërkon ndihmë nga Rusia për Kosovën


Patriarku Irinej
Patriarku Irinej
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka kërkuar ndihmë nga Rusia për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ne kemi besim në Rusinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Irinej në takim me kryesuesin e Dumës Shtetërore të Rusisë, Sergei Naryshkin.

Sipas patriarkut Irinej, Serbia po ballafaqohet me “momente të vështira të lidhur me Kosovën dhe vuajtjen e popullit të vet”.

“Ne presim që Rusia si fuqi e madhe sllave, do të japë mbështetje, kështu që problemi i Kosovës të zgjidhet në mënyrë të drejtë”, tha Irinej, raporton agjencia Itar-Tass nga Moska.

Rusia e mbështet Serbinë në kundërshtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur para më tepër se pesë viteve.

Ministria e jashtme e Kosovës thotë se 101 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe 23 prej 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG