Ndërlidhjet

SHBA: Lejohet vazhdimi i aktivitetit vëzhgues të NSA


China -- A demonstrator from the pro-China "Caring Hong Kong Power" group protests over claims from former U.S. spy agency contractor Edward Snowden that NSA hacked computers in China, outside the U.S. Consulate in Hong Kong July 9, 2013.
China -- A demonstrator from the pro-China "Caring Hong Kong Power" group protests over claims from former U.S. spy agency contractor Edward Snowden that NSA hacked computers in China, outside the U.S. Consulate in Hong Kong July 9, 2013.
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për vazhdimin e mbledhjës së qindra miliona të dhënave të telefonatave të amerikanëve si pjesë të luftës kundër terrorizmit.

Votimi i së mërkurës ishte 217 vota pro dhe 205 kundër.

Me këtë ligjvënësit amerikan e kanë hedhur poshtë masën e cila do të ndalonte autoritetin e programit të vëzhgimit.

Vota ishte mundësia e parë e ligjvënësve që të mbajnë një qëndrim në lidhje me programin e vëzhgimit që prej se ish kontraktuesi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snowden publikoi dokumente sekrete muajin e kaluar.

Këto dokumente zbuluan shtrirjen monumentale të aktiviteteve të vëzhgimit të qeverisë amerikane.

Mirëpo ky votim nuk pritet që t’i jap fund debatit rreth të drejtave të privatësisë dhe përpjekjeve qeveritare për të penguar terrorizmin.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney e ka lëshuar një deklaratë pak para votimit të mërkurën duke thënë se ndryshimi do të “nxitonte shpërbërjen e një prej pajisjeve të komunitetit tonë të inteligjencës kundër terrorizmit”.
XS
SM
MD
LG