Ndërlidhjet

Paditet për korrupcion një politikan i njohur kinez


Ish zyrtari i lartë komunist kinez, Bo Xilai, me bashkëshorten e tij më 17 janar 2007
Ish zyrtari i lartë komunist kinez, Bo Xilai, me bashkëshorten e tij më 17 janar 2007
Mediat shtetërore kineze raportojnë se politikani dikur i fuqishëm, Bo Xilai, është paditur për rryshfet, korrupcion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Padia është dorëzuar të enjtën nga prokurorët në një gjykatë në qytetin lindor të Jinanit, duke lënë të kuptohet se procesi mund të filloi së shpejti.

Padia e ngarkon Bo me keqpërdorimin e detyrës zyrtare për “përfitime të tjerëve” dhe pranimin e rryshfetit në “shuma jashtëzakonisht të mëdha”.

Padia gjithashtu e akuzon atë se i ka “shkakëtuar humbje të mëdha interesit të shtetit dhe popullit në nivele shumë serioze”.

Bo, ish kryebashkiaku i qytetit jug-perëndimor të Chongqing, nuk është parë në publik që prej se janë bërë publike akuzat kundër tij para më shumë se një viti, duke e nxitur kështu një nga skandalet më të mëdha politike në Kinë për dekada të tëra.
XS
SM
MD
LG