Ndërlidhjet

Brazil: Qindra mijëra njerëz e përshëndetën Papën


Papa qëndron në skenën e madhe në Kopakabana në Rio-de-Zhanejro
Papa qëndron në skenën e madhe në Kopakabana në Rio-de-Zhanejro
Qindra mijëra besimtarë katolikë e kanë përshëndetur Papën Françesk në bregdetin Kopakabana të Rio-de-Zhanejros, në Brazil.

Masa e njerëzve mbante flamuj, fotografonte dhe brohoriste emrin e Papës, derisa ai arriti në skenën gjigante në bregdet, ku ai iu drejtua katolikëve të rinjë që merrnin pjesë në Ditën Botërore të të Rinjëve.

Kjo skenë ishte në kontrast të madh me vizitën e Papës, më herët gjatë ditës së djeshme, në njëren nga lagjen më të rrezikshme dhe më të varfër në Rio-de-Zhanejro në Brazil.

Ai u tha mijëra njerëzve të tubuar në një stadium futbolli në këtë lagje, që “kurrë të mos zhyten në dekurajim, të mos e humbin besimin dhe të mos lejojnë që të shkatërrohet shpresa”.
XS
SM
MD
LG