Ndërlidhjet

Izrael - Lirohen të burgosurit para bisedimeve paqësore?


Izrael - Kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me kabinetin e tij qeveritar (Ilustrim)
Izrael - Kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me kabinetin e tij qeveritar (Ilustrim)
Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po merr në konsideratë kërkesën për lirimin e 100 të burgosurve arab nga burgjet e Izraelit në mënyrë që t’i jap shtytje prospektit të bisedimeve të pritura me palestinezët javën e ardhshme në Washington, lajmëruan të shtunën zyrtarët në Tel Aviv.

Pajtimi i Izraelit për të liruar të burgosurit - që mbahen edhe pas marrëveshjes së vitit 1993 me Palestinën - shihet si kritike për shpresat e Shteteve të Bashkuara, për të mbledhur në një vend negociatorët nga Izraeli e Palestina, për të rihapur bisedimet paqësore e ndërprera nga viti 2010.

Netanyahu tashmë ka nënshkruar dekretin për lirimin e të burgosurve, por dëshiron që të ketë edhe pëlqimin e kabinetit të tij për t’i tejkaluar në lehtësi ndarjet në opinion, pasi disa prej të burgosurve ndërlidhen edhe në sulme vdekjeprurëse.

Plani i Netanyahut parasheh lirimin e të burgosurve në katër faza, në një periudhë nëntë-muajshe.

Presidenti i Palestinës Mahmud Abbas ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve që mbahen nga Izraeli, ku disa prej tyre janë të ngujuar për më se 20 vjet, si një parakusht për rihapjen e bisedimeve paqësore.

Vet Netanyahu pritet t’i prijë ekipit qeveritar për rishikimin e lirimit të 100 të burgosurve, në mesin e mijëra arabëve që mbahen në burgjet e Izraelit.
XS
SM
MD
LG