Ndërlidhjet

Majorka - Evakuohen qindra turistë nga rreziku i flakëve


Ilustrim

Ilustrim

Zjarret e pakontrolluara në ishullin Majorka të Spanjës, kanë detyruar autoritetet që të dielën të nisin evakuimin e qindra personave.

Rreth 700 njerëz të Estellencs, shumica prej tyre turistë, janë urdhëruar të nderprejnë pushimin dhe janë sjell në vende të sigurta, pasi erërat e forta kërcënojnë të djegin një fshat të tërë në këtë ishull turistik, njofton qeveria.

Rreth 370 zjarrfikës dhe anëtarë tjerë të mbrojtjes civile të mbështetur nga njësitë e emergjencës janë përfshirë në operacionin e shuarjes së zjarrit.

24 aeroplanë dhe helikopterë po përdoren në këtë operacion në perëndim të ishullit mesdhetar.

Ende nuk ka raporte për dëme në njerëz ose pronë.

Sidoqoftë, zyrtarë thonë se flakët kanë shkatërruar 16 kilometra katror të maleve në rajonin Andratx dhe Estellencs.

Mediet vendore i përshkruajnë këto zjarre si më të rëndat në ishullin turistik që nga vitet e nëntëdhjeta.

Më se 20 kilometra katrorë të maleve ishin shkatërruar në vitin 1992 nga flakët në rajonin lindor Arta të Majorkas.
XS
SM
MD
LG