Ndërlidhjet

SHBA: Indyk i dërguar për bisedimet izraelito-palestineze


Martin Indyk
Martin Indyk
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka emëruar sot ish ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Izrael, Martin Indyk, të dërguar amerikan në rundin e ri të biseddimeve paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, që pritet të vazhdojnë më vonë në Uashington.

John Kerry e ka lavdëruar zotin Indyk për punën e tij të palodhshme në Lindjen e Mesme.

“Ai e dinë se çka ka punuar dhe ai e dinë se çka nuk është punuar dhe ai e dinë se sa e rëndësishme është që kjo punë të bëhet e drejtë“, tha John Kerry, dhe shtoi se “ambasadori Indyk është realist dhe se ai “e kupton se paqja izraelito-palestineze nuk do të arrijë lehtë dhe nuk do të ndodhë gjatë natës”.
XS
SM
MD
LG