Ndërlidhjet

Homs - Vriten 12 nga bombardimet e ushtrisë siriane


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 12 persona janë vrarë të martën kur forcat qeveritare siriane kanë bombarduar besimtarët që largoheshin nga xhamia pas faljes së mëngjesit, njoftojnë aktivistët opozitar.

Predhat thuhet se kanë goditur pranë xhamisë Al-Houssami në Dablan, në krahinën qendrore Homs, dhe se përveç viktimave edhe 30 njerëz të tjerë janë të lënduar rëndë, tha Omar Homsi, një aktivist i bazuar në Homs.

Sipas tij, përderisa ambulantat shkonin në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, trupat ushtarake siriane kanë bombarduar për të dytën herë këtë lokalitet, për të shtuar edhe më shumë numrin e viktimave.

Në ndërkohë, Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se nga këto shpërthime është vrarë një familje shtatë-anëtarëhe, ku katër prej viktimave ishin fëmijë.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, vlerësohet se gjatë konfliktit 28 muajsh në Siri, më se 100,000 njerëz janë vrarë.
XS
SM
MD
LG