Ndërlidhjet

Mbyllet radio afgane për gratë


Gra afgane në krahinën Sar-e Pul, 09 Maj 2012
Gra afgane në krahinën Sar-e Pul, 09 Maj 2012
Pronari i një prej radio stacioneve të Afganistanit dedikuar vetëm për gratë ka thënë se një prej stacioneve rajonale të kësaj kompanie është mbyllur pasi ai ka refuzuar që të paguaj ryshfet për zyrtarët.

Radio “Zëri i Gruas” në krahinën veriore të Sar e Pul është mbyllur para dy javësh.

Shafiqullah Azizi, pronari i kompanisë mediale e vendosur në Kabul, i ka thënë të mërkurën shërbimit për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë se zyrtarë nga departamenti për kulturë dhe informacion i krahinës ku punonte radio për gratë, kanë kërkuar që t’iu jepet 400 dollarë si ryshfet për të vazhduar transmetimin.

Kur ai refuzojë të paguaj, departamenti e ka mbyllur radio stacionin.

Zyrtarët vendor i kanë hedhur poshtë pretendimet e tij duke insistuar se radio është mbyllur pasi nuk ka pasur lejet e duhura.

Kjo radio transmetonte 12 orë program në tema që prekin çështjet rreth grave në tri gjuhë.
XS
SM
MD
LG