Ndërlidhjet

Arrestohet lideri fetar që urdhëroi vrasjen e një gruaje afgane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia afgane ka njoftuar se e kanë arrestuar një mulla të një fshati pasi një grua ishte ekzekutuar publikisht sipas udhëzimeve të një urdhëri të lëshuar nga autoriteti fetar në krahinën veri-perëndimore, Badghis.

Shefi për siguri, Sharaffudin Sharaf, i ka thënë shërbimit për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë se Mulla Abdulghaffar është arrestuar të martën në fshatin, Badghis Kukchail.

Sharaf ka thënë se, Halima, mbiemri i së cilës nuk është treguar, është vrarë muajin e kaluar pasi Abdulghaffar kishe lëshuar një urdhër islamik që bënte thirrje për vrasjen e saj.

Gruaja në fjalë thuhet se e kishte tradhëtuar bashkëshortin.

Sharaf nuk ka dhënë detaje të tjera.

Liderët islamik kanë ndikim shumë të madh në shoqërinë fetare të Afganistanit, por urdhërat fetar për vrasje nuk janë të zakonshëm në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG