Ndërlidhjet

Power emërohet ambasadore amerikane në OKB


Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-ve në OKB, Samantha Popwer, 17 korrik 2013
Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-ve në OKB, Samantha Popwer, 17 korrik 2013
Senati amerikan e ka konfirmuar të nominuaren e presidentit Barack Obama për ambasadore amerikane në OKB.

Senatorët amerikanë e kanë aprovuar Samantha Power për ambasadore në OKB me 87 vota për dhe 10 kundër.

Ky votim e vë ish këshilltaren e Obamës për politikë të jashtme dhe avokaten e të drejtave të njeriut në pozitën që më parë e mbante Susan Rise.

Kjo e fundit tash është këshilltare e presidentit Obama për siguri kombëtare.

Senati të enjtën gjithashtu e ka konfirmuar gjeneralin e ushtrisë, Martin Dempsey për një mandate tjetër dy vjeçar si shef i shtabit të përgjithshëm amerikan ndërsa admiralin James Ëinnefeld si zëvendës udhëheqës.

Jason Furman, një zyrtar veteran për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë, është konfirmuar si shefi i këshilltarëve të Këshillit për Ekonomi të Obamës.
XS
SM
MD
LG