Ndërlidhjet

logo-print

Baku: Gazetarët protestuan në mbrojtje të koleges nga Evropa e Lirë


Gazetarja Khadija Ismayilova

Gazetarja Khadija Ismayilova

Policia në Azerbajxhan e ka arrestuar më tepër se një duzinë gazetarësh, që kanë protestuar kundër ripërtritjes së qartë të fushatës së shantazhit dhe keqtrajtimit kundër gazetares hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Khadija Ismayilova.

Gazetarët janë liruar pasi ishin marrë në stacionin e policisë në kryeqytetin Baku.

Gazetarët, shumica prej tyre femra, kishin brohoritur parulla, përfshirë edhe atë “Khadija, jemi me ty”!

Raportet e gazetares Ismayilova e kanë implikuar presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili do të garoj edhe për mandatin e tretë presidencial, që është gjë e paprecedent, në aktivitete të gabuara financiare, në vlerë prej qindra miliona dollarësh.

Ismayilova, që raporton për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë, e themeluar nga Shtetet e Bashkuara, ka reaguar me injorim ndaj një videoje në Internet, në fillim të vitit 2012, në të cilin paraqitej ajo.

Të Enjten, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, ka kërkuar nga autoritetet e Azerbajxhanit që ta hetojnë një video të re, e cila përmbanë pamje intime të gazetares Ismayilova, që janë marrë në mënyrë ilegale.
XS
SM
MD
LG