Ndërlidhjet

Putini ftohet në show të motorëve


Presdenti rus, Vladimir Putin.
Presdenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është ftuar të ndjekë një show me motorë në qytetin Volgograd, i quajtur dikur Stalingrad.

Sipas mediave ruse, ftesa është bërë nga Aleksandr Zaldostanov, udhëheqës i klubit të motoçiklistëve “Night Wolves”, i cili mban edhe nofkën “kirurg”.

“I kam propozuar Vladimir Vladimirovichit që të vijë në Stalingrad”, ka thënë ai.

Sipas “kirurgut”, Putini ka thënë se “dëshiron të jetë atje me të” dhe se “do të ishte i lumtur të ulej në motor dhe të nisej diku me të”.
XS
SM
MD
LG