Ndërlidhjet

Vriten katër persona në Teksas


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një person i armatosur ka vrarë së paku katër persona në një zonë të Dallasit ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar, ka njoftuar policia amerikane të enjtën.

Dorasi dyshohet se quhet, Erdbie Bowser i cili është marrë në paraburgim.

Të shtënat në të cilin Bowser dyshohet se ka shpërthyer disa mjete eksplozive që besohet se kanë qenë granata, kanë filluar në një shtëpi në Dallas dhe kanë përfunduar në një shtëpi tjetër.

Viktimat nuk janë konfirmuar, por raportimet mediale thonë se ish e dashura e Bowser është në mesin e të vrarëve.

Ndërkaq në mesin e katër të lënduarve, përfshihen edhe dy fëmijë, një djal 13 vjeçar dhe një djal tjetër 11 vjeçar.
XS
SM
MD
LG