Ndërlidhjet

HRW: Rohani të heqë kandidaturën për ministër të dyshuarit për krime


Kandidati për ministër të drejtësisë të Iranit, Mostafa Pourmohammadi akuzohet për krime nga organizatat për të drejtat e njeriut
Kandidati për ministër të drejtësisë të Iranit, Mostafa Pourmohammadi akuzohet për krime nga organizatat për të drejtat e njeriut
Organizatat për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar presidentit iranian, Hassan Rohani, që menjëherë të tërheqë kandidimin që e ka bërë për postin të ministrit të drejtësisë.

Human Rights Watch, Reporters Without Borders dhe Fushata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran, të enjtën kanë thënë se Mostafa Pourmohammadi ka qenë i përfshirë në abuzime që mund të përmbajnë edhe krime kundër njerëzimit.

HRW e ka dokumentuar përfshirjen e Pourmohammadit në ekzekutimet jo-legale të mijëra të të burgosurve politik dhe vrasjen e intelektualve disidentë të njohur gjatë viteve të 80-ta.

Përmes një deklarate, Human Rights Watch ka thënë: “Si ministër i drejtësisë ai mund të luaj rol në ndikimin në hetimet rreth abuzimeve të të drejtave të njeriut.”

Pourhommadi ka shërbyer dy herë në pozitën e zëvendës ministrit për shërbimin e inteligjencës ndërsa ka qenë ministër i brendshëm gjatë mandatit të parë të presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Rohani ja ka prezantuar parlamentit iranian listën e kandidatëve për tu bërë pjesë e kabinetit të tij qeveritar gjatë ceremonisë inaguruese të tij ditën e diel.
XS
SM
MD
LG