Ndërlidhjet

Rrjedhje radioaktive në Tajvan qysh më 2009


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i publikuar nga mbikëqyrësi bërthamor i Qeverisë së Tajvanit zbulon se një central bërthamor në vend ka lëshuar ujëra radioaktivë për tre vjet e gjysmë.

Raporti thekson se pishinat e magazinimit, që ndodhen në bregdetin verior të Tajvanit, kanë rrjedhur qysh në dhjetor të 2009-ës.

Ai thotë se operatori, Taiwan PowerCo, ka dështuar të zbulojë shkaqet dhe se rrjedhjet kanë vazhduar.

Raporti vjen në mesin e debateve të intensifikuara për të ardhmen e energjisë bërthamore në Tajvan.

Legjislatura do të votojë muajin e ardhshëm për një propozim referendumi, i cili do t’iu mundësojë votuesve të vendosin për fatin e centralit të katrët bërthamor të Tajvanit, që pritet të nisë operimet më 2016.

Që nga aksidenti bërthamor i Fukushimës, më 2011, votuesit tajvanezë janë bërë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG