Ndërlidhjet

SHBA nisi rihapjen e ambasadave


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara janë duke rihapur disa nga misionet diplomatike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, të cilat i kanë mbyllur javën e kaluar pas një alarmi të sigurisë.

Disa ambasada amerikane, përfshirë misionet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abu Dabi, Libi dhe konsullatën në Dubai, janë rihapur të dielën, ndërsa të tjerat pritet të rihapen javën e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur 19 misione në Lindje të Mesme dhe Afrikë më 4 gusht, pas, siç është thënë, kërcënimeve terroriste nga Al Kaida dhe degët e saj.

Komunikimet e përgjuara raportohet se kanë përfshirë një urdhër për sulm nga udhëheqësi i Al Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

SHBA-ja ka thënë se të gjitha misionet e saj do të rihapen javën që vjen, përveç ambasadës së saj në Sana të Jemenit.
XS
SM
MD
LG