Ndërlidhjet

Snowdenit i ofrohet punë në Rusi


Edward Snowden
Edward Snowden
Ish-kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i është ofruar punë në kompaninë e rrjetit kryesor social të Rusisë.

Zëdhënësi i VKontakte, Georgy Lobushkin, u ka thënë anëtarëve të grupit online se Snowden është ftuar të punojë në sigurinë e korrespondencës.

Videoja e takimit është postuar në internet.

Është raportuar edhe më heret se themeluesi i rrjetit VKontakte, Pavel Duros, ka ftuar Snowdenin t’i bashkohet ekipit të tij të programerëve në Shën Petersburg.

Uashingtoni kërkon Snowdenin nën akuzat për spiunazh. Ai ka zbuluar një numër dokumentesh të klasifikuara për programet amerikane të mbikëqyrjes.

Snowdenit i është ofruar azil i përkohshëm në Rusi më 1 gusht. Ai ka jetuar në aeroportin Shermetiovo të Moskës qysh më 23 qershor.
XS
SM
MD
LG