Ndërlidhjet

Boston: Babai i çeçenit të vrarë kërkon drejtësi


Pamje e përgjithshme e Bostonit
Pamje e përgjithshme e Bostonit
Personi Abdulbaki Todashev, babai i çeçenit, që është vrarë derisa hetohej nga agjentët e Shteteve të Bashkuara, për rastin e sulmit me bomba në Maratonën e Bostonit, thotë se vrasja e djalit të tij ishte e padrejtë.

Ai këto komente i bëri lidhur me djalin e tij, Ibragim Todashev, pasi nga Çeçenia arriti në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

Abdulbaki Todashev tha se djali i tij 27 vjeçar “ishte djalosh shumë i mirë” dhe se tash në Shtetet e Bashkuara, po kërkon drejtësi lidhur me vrasjen e tij.

Ibragim Todashev është vrarë më 22 Maj të këtij viti, në Orlando të Floridës, derisa merrej në pyetje nga agjentët amerikanë, për lidhjet e tij me të dyshuarin e vrarë për sulmet me bomba në Boston, Tamerlan Tsarnaev.

Agjencia FBI ka thënë se një agjent ka hapur zjarr kundër tij, pasi Ibragim Todashev, papritmas e sulmoi një agjent.

Nga sulmet me bomba në Boston, më 15 Prill, janë vrarë tre vetë dhe plagosur më se 260 persona.
XS
SM
MD
LG