Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Liban ka arritur në 22 të vrarë


Fotografi e marrë nga video e grupit militant sunit që e ka marrë përsipër sulmin në Beirut, 15 gusht 2013
Fotografi e marrë nga video e grupit militant sunit që e ka marrë përsipër sulmin në Beirut, 15 gusht 2013
Numri i viktimave pas sulmit me bombë në Beirut të Libanit ka arritur në 22 të vrarë.

Ministri i brendshëm i këtij shteti, Marwan Charbel ka thënë të premtën se zyrtarët janë duke bërë testet e AND-së në pjesët e trupit që janë gjetur në vendin ku është kryer sulmi me veturë bombë për të verifikuar nëse sulmi ka qenë vetvrasës.

Sulmi është kryer në një rrugë të ngarkuar në pjesën periferike të Beirutit që konsiderohet si një nga zonat e kontrolluara nga grupi militant shiit, Hizballah.

Shpërthimi i së enjtës në pjesën jugore të Beirutit është marrë përsipër nga një grup militant sunit duke e rritur kështu shqetësimin se lufta civile e vendit fqinj, Sirisë në masë të madhe është duke u bartur në Liban.

Grupet që përkrahin rebelët sunit të Sirisë janë kërcënuar se do sulmojnë zonat e Hizballahut në Liban pasi forcat e tyre po luftojne ne Siri në anën e forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG