Ndërlidhjet

Sulm i ri në Pakistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët thonë se sulmues të paidentifikuar kanë vrarë dy persona dhe kanë lënduar 24 të tjerë të premtën gjatë një sulmi me armë zjarri dhe raketa në një tren pasagjerësh në pjesën jug-perëndimore të Pakistanit.

Sulmi ka ndodhur rreth 35 kilometra në jug të qytetit, Keta, qyteti kryesor në krahinën e Baloçistanit që është i prekur nga lëvizjet seperatiste, islamike dhe dhunës sektare.

Sulmi ka ndodhur vetëm pak ditë pasi persona të armatosur kanë vrarë 14 persona, duke përfshirë edhe tre zyrtarë të sigurisë në të njejtën krahinë.

Rebelët etnik Baluç janë duke luftuar nga viti 2004 për autonomi dhe çasje më të madhe në profitet nga nafta, gazi dhe mineralet e këtij rajoni.

Krahina e Baloçistanit gjithashtu goditet shpesh nga dhuna sektare në mes të shumicës sunite dhe shiitëve, që përbëjnë 20 përqind të popullatës 180 milionëshe të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG