Ndërlidhjet

Pistorius sot mund të akuzohet zyrtarisht për vrasje


Atleti, Oscar Pistorius gjatë një prej paraqitjeve në gjykatë, Afrikë e Jugut
Atleti, Oscar Pistorius gjatë një prej paraqitjeve në gjykatë, Afrikë e Jugut
Ylli paraolimpik nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius pritet të paraqitet në gjykatë të hënën për tu përballur me akuzën për vrasjen e të dashurës së tij.

Një gjykatë në Preoria pritet që formalisht ta akuzojë Pistorius për vrasje me paramendim dhe të vendoset edhe për datën e fillimit të gjykimit.

Pistorius e ka pranuar se ka shtënë katër herë përmes derës së banjos në shtëpinë e tij në Pretoria, në muajin shkurt duke e goditur të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.

Ai e ka hedhur poshtë akuzën se ka kryer vrasje, duke thënë se ka menduar gabimisht që Steenkamp ka qenë një hajdut i rrezikshëm.

Pistorius, atleti të cilit i janë amputuar të dy këmbët i njohur edhe si “Blade Runner” për shkak të protezave që i mbanë veshur gjatë garave, ka qenë një prej atletëve më të njohur gjatë Lojrave Para-Olimpike të Londrës, vitin e kaluar.

Arrestimi i tij dhe akuza e mëvonshme për vrasje para disa muajsh ka shokuar miliona në tërë botën.
XS
SM
MD
LG