Ndërlidhjet

Guardian: Arrestimi i Mirandës - tradhti e besimit dhe parimit


Gazetari Glenn Greenwald (majtas) dhe miku i tij David Miranda (djathtas) në aeroportin e Rio de Janeiros, 19 gusht 2013.
Gazetari Glenn Greenwald (majtas) dhe miku i tij David Miranda (djathtas) në aeroportin e Rio de Janeiros, 19 gusht 2013.
Shumë kohë para se partneri i gazetarit të gazetës "Guardian", Glenn Greenwald, ishte arrestuar në aeroportin Hithrow në Londër, ligji që u shfrytëzua për ta ndaluar atë dhe mënjanuar gjërat e tij, efektivisht ishte diskredituar në formën e tij aktuale, shkruan e përditshmja londineze, "Guardian", në fillim të editorialit lidhur me arrestimin e personit David Miranda, që është partner i gazetarit Glenn Greenwald.

Kapitulli 7 i Aktit Terrorist 2000 është forcë gjithëpërfshirëse për arrestim deri në nëntë orë. Ai i jep autoritet policisë kufitare për arrestim dhe marrje në pyetje pa dyshime specifike ose të drejtën e përfaqësimit.

Kjo është njëra nga fuqitë më të mëdha policore në kodin ligjor, që është një armë e dobishme për shërbimet e sigurisë në gjurmë për informacione, por mund të pritet të jetë burim potencial i padrejtësisë, shkruan "Guardian".

Ai ka provokuar disa nga ankesat më të fuqishme të komunitetit lidhur me mënyrën se si ligjet e Britanisë së Madhe operojnë në praktikë. Tashmë, parashihet që parlamenti synon reformimin e tij.

Arrestimi i personit David Miranda duhet të shihet në kontekstin e padyshuar të pranimit nga Zyra e Brendshme, që i bënë akuzat aktuale, se pjesë të ligjit janë shumë gjithëpërfshirëse.

Por, megjithatë, arrestimi i zotit Miranda është i jashtëzakonshëm, shkruan "Guardian", dhe shton se ai i shtron çështjet e reja të rëndësishme që parlamenti nuk mund t’i injorojë dhe do të duhet të debatojë nëse reforma e ligjit të vet për terrorizëm është, në çfarëdo mënyre kuptimplotë, ose vetëm proporcional.

Pjesë e kësaj është pasi nuk ka sugjerim as më të lehtë se zoti Miranda është terrorist. Por, zoti Miranda jeton dhe punon me zotin Greenwald, i cili e ka zbuluar pjesën më të madhe të tregimeve për vëzhgimin shtetëror të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë, në bazë të informacioneve që kanë rrjedhë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Asgjë në këtë punë nuk involvon kryerje, përgatitje ose nxitje të akteve të terrorizmit, ose asgjë që në mënyrë të arsyeshme mund të futet brenda vëllimit më të madh të definimit të aktiviteteve të tilla, shkruan "Guardian" në editorialin e vet.

Prandaj, secili që imagjinon se zoti Miranda ishte arrestuar rastësisht në aeroportin Hithrow, nuk jeton në botën reale.

Arrestimi i zotit Miranda ishte pjesë e udhëtimit peshkues të shërbimit të sigurimit, pjesë e ushtrimit keqtrajtues të policisë dhe pjesë e sinjaleve të vërejtjes së qeverisë për gazetarët dhe personat që synojnë të rrjedhin informacione të fshehta.

Ishte një përpjekje për ta frikësuar gazetarinë dhe kjo ishte bërë thjeshtë se ka mundur të bëhet, dhe padyshim është bërë pasi amerikanët e dëshironin një gjë të tillë, dhe për asnjë shkak tjetër, shkruan gazeta.

Shtetet i kanë miratuar ligjet anti-terror, që garantojnë autoritet të veçantë në kuptimin se terrori paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm dhe se autoritetet e tilla duhet të shfrytëzohen në mënyrë proporcionale.

Rasti i arrestimit të zotit Miranda është tradhti e këtij kuptimi, pasi ai nuk involvon terrorizëm në asnjë mënyrë. Liderët demokratikë njësoj kanë pretenduar për ta njohur legjitimitetin e debatit publik për natyrën proporcionale të gjendjes së armatimeve kundër terrorizmit. Ky rast sugjeron se shteti na konsideron budallenj, shkruan "Guardian".

Për shkak të historisë problematike të kapitullit 7, parlamenti tashmë ka edhe rast edhe përgjegjësi për ta provuar të kundërtën.

Kapitulli 7 duhet të ngushtohet radikalisht, në mënyrë që autoriteti i jashtëzakonshëm të zbatohet vetëm në rastet e ndërlidhura me terror, që me të vërtetë janë të veçanta.

Arrestimet duhet të bëhen në bazë të dyshimeve të arsyeshme. Materialet e konfiskuara duhet të kthehen shpejt, kur nuk ka akuzë ose ku nuk është e involvuar siguria kombëtare, derisa tash ekzistojnë shenjat e gishtërinjve dhe mostrat e ADN-së.

Qasja tek avokati duhet të lejohet.

Nëse parlamenti ia del të merret me këtë çështje, me gjasë diçka e mirë mund të dalë nga kjo, që në të kundërtën, është një episod i turpshëm i keqtrajtimit shtetëror të gazetarisë së pavarur dhe shtetasve të lirë, shkruan në fund të artikullit të gjatë e përditshmja londineze "Guardian".
Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG