Ndërlidhjet

Forcat siriane “kanë përdorur armë kimike”


Damask - foto arkivi
Damask - foto arkivi
Aktivistët e opozitës në Siri thonë se forcat qeveritare kanë përdorur “gaz helmues” në periferi të Damaskut, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmi ka ndodhur të mërkurën heret.

Sipas burimit të njëjtë, forcat e regjimit kanë hedhur “raketa të mbushura me gaz helmues”.

Aktivistët u kanë bërë thirrje ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, të cilët kanë arritur në Siri të dielën, që “të nisin hetimet për të përcaktuar se kush është përgjegjës për bombardimet”.

Qeveria e Sirisë ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

Autoritetet siriane dhe rebelët kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit civil, i cili ka nisur qysh në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG