Ndërlidhjet

MTV Video Music Awards mbahet të dielën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Drake është këngëtari i fundit që është konfirmuar si një nga përformuesit në MTV Video Music Awards, ngjarje kjo që do të mbahet të dielën.

Reperri do i bashkohet kështu Lady Gagas, Justin Timberlake, Katy Perry dhe Kanye West.

MTV gjithashtu ka njoftuar të mërkurën se Taylor Swift, Selena Gomez, Joseph Gordon Levitt dhe Kevin Heart do të marrin pjesë në këtë eveniment.

Timberlake dhe Macklemore dhe Ryan Lewis udhëheqin me nominime, më sakt me nga gjashtë të tilla.

Miley Cyrus dhe Robin Thicke gjithashtu do të përformojnë, ndërsa janë të nominuar katër herë sa është edhe Bruno Mars.

Aktori Jared Leto, këngëtarja britanike, Emeli Sande dhe A$ap Rocky gjithashtu do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG