Ndërlidhjet

SHBA: Pensionisti fajtor për përpjekje spiunimi për Rusinë


Ilustrim
Ilustrim
Pjesëtari i pensionuar i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Robert Hoffman, është shpallur fajtor për përpjekje për spiunim për Rusinë.

Një juri federale në Virgjinia, mbrëmë vonë ka gjetur se Hoffman është fajtor për dhënien e informacioneve të fshehta tek individët, për të cilët ai besonte se ishin informatorë rusë.

Por, aktualisht, këta informatorë ishin operativistë të agjencisë FBI.

Gazeta lokale Virginian-Pilot ka raportuar se anëtarët e jurisë e arritën pajtueshmërinë unanime për vendimin për fajësi, duke e hedhur poshtë mbrojtjen e Hoffmani, sipas së cilës ai ishte përpjekur t’i joshë agjentët e supozuar të Rusisë dhe për t’i zbuluar ata.

Prokurorët thanë se Hoffman kishte provuar të japë detaje tejet sekrete edhe për atë se si Marina i gjurmon nëndetëset amerikane dhe luftanijet e jashtme.

Agjencia FBI qartas ishte interesuar për personin Hoffman, pasi ai kishte udhëtuar në Bjellorusi në vitin 2011 dhe kishte pretenduar se është takuar me presidentin Alyaksandr Llukashenka.

Pasi u shpall fajtor, Rober Hoffan, në muajin dhjetor kur shpallet aktvendimi, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG