Ndërlidhjet

Thaçi inkurajon KQZ-në të respektoj Marrëveshjen e 19 prillit


Fotografi arkivi e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi
Fotografi arkivi e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka inkurajuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të respektoj Marrëveshjen e 19 prillit për organizimin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Thaçi ka thënë se me respektimin e Marrëveshjes së arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të sigurohet dhe garantohet organizimi i zgjedhjeve në gjithë territorin sipas ligjeve të Kosovës.

“Inkurajoj KQZ-në që të respektoj në plotëni Marrëveshjen e 19 prillit”, është shprehur Thaçi.

Këto komente, Thaçi i ka bërë në mbledhjen e qeverisë, ku ai ka konfirmuar se më 27 gusht do të zhvilloi raundin e ri të dialogut me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq, nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG