Ndërlidhjet

"Betejë" e re mes Obamës dhe Teksasit


Fotografi arkivi e votuesve amerikanë në Mansfield, Teksas

Fotografi arkivi e votuesve amerikanë në Mansfield, Teksas

Departamenti amerikan për drejtësi ka njoftuar se do e padisë shtetin e Teksasit duke provuar kështu që ta bllokojë identifikimin e votuesve që ishte miratuar në vitin 2011.

Mediat raportojnë se kështu po nis edhe një betejë e re në mes të administratës së presidentit amerikan, Barack Obama pjesëtarë i Partisë Demokratike dhe shtetit që rregullisht voton pro republikanëve.

Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder është cituar nga Washington Post duke thënë se veprimi nënkupton edhe një hap tjetër për të mbrojtur të drejtat e votuesve amerikanë. Ai gjithashtu ka thënë se qeveria nuk do të lejojë që vendimi i fundit i Gjykatës Supreme të interpretohet si mundësi e hapur për shtetet amerikane që të vendosin masa duke shkelur të drejtat e votuesve”.

Përmes një deklarate dërguar mediave, departamenti për drejtësi ka njoftuar se masa, ndryshe nga ligje të njejta që janë miratuar nga shtete të tjera, ishte vendosur me qëllim që t’iu mohohet e drejta për të votuar minoriteteve racore.
XS
SM
MD
LG