Ndërlidhjet

Operatorët fajtor për krizën e fundit në Fukushima


Fotografi arkivi e centralit bërthamor në Fukushima të Japonisë
Fotografi arkivi e centralit bërthamor në Fukushima të Japonisë
Operatori i centralit të dëmtuar bërthamor, Fukushima ka dështuar që t’i monitorojë si duhet tankerët e mbushur me ujë të kontaminuar që kanë filluar të rrjedhin dhe janë burim i shqetësimeve ndërkombëtare, ka thënë regulator ii energjisë bërthamore japoneze, të premtën.

Kompania që e ka për detyrë monitorimin e tankerëve me ujë të kontaminuar, “Tokyo Electric Power Co.” gjithashtu ka dështuar që të mbajë të dhënat si duhet të inspektimeve të tankerëve, ka deklaruar Toyoshi Fuketa, anëtar i autoritetit rregullues bërthamor.

Kriza bërthamore japoneze ka eskaluar këtë javë në nivelin më të keq që prej tërmetit masiv që shkaktoi cunami të cilët e dëmtuan centralin në Fukushima para dy vjetësh.

Eskalimi i fundit i krizës ka ndodhur kur një tanker që mbante ujë tejët të kontaminuar ka rrjedhur 300 tonë të lëngjeve helmuese.

Ky ishte rasti i pestë dhe më serioz i shkeljes së rregullave sa i përket ujërave të kontaminuar.
XS
SM
MD
LG