Ndërlidhjet

logo-print

Gjendje e jashtëzakonshme në San Francisko


Ilustrim

Ilustrim

Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në San Francisko, pasi një zjarr masiv kërcënon linjat e energjisë elektrike, të cilat furnizojnë qytetin me rrymë.

Guvernatori Jerry Brown ka thënë se zjarri pranë Parkut Kombëtar Yosemite ka dëmtuar tashmë infrastrukturën elektrike.

Megjithatë, nuk ka raporte për ndërpreje të rrymës në San Francisko, i cili ndodhet rreth 300 kilometra larg parkut kombëtar.

Zyrtarët thonë se zjarri i ashtuquajtur Rim, i cili ka nisur javën e kaluar, ka djegur më shumë se 4,400 hektarë.
XS
SM
MD
LG