Ndërlidhjet

Mandela në gjendje kritike, por të qëndrueshme


Nelson Mandela

Nelson Mandela

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, “mbetet në gjendje kritike, por të qëndrueshme”, ka bërë të ditur zyra e presidentit Jacob Zuma.

Mandela, 95 vjeç, ndodhet në një spital të Pretorias që dy muaj e gjysmë. Ai vuan nga një infeskion në mushkëri.

Në deklaratë thuhet se mjekët janë duke punuar shumë për të rikthyer shëndetin e tij.

Presidenti Jacob Zuma, i cili ka udhëtuar për në Malajzi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të luten për Mandelën dhe ta mbajnë në mendimet e tyre gjatë gjithë kohës.

Mandela është i njohur në botë për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe pastaj për nxitjen e pajtimit midis racave, ndonëse ka kaluar 27 vjet në burg.

Ai është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe është zgjedhur president vitin pasues. Mandela është larguar nga posti më 1999, pas një mandati në detyrë.
XS
SM
MD
LG