Ndërlidhjet

Hague: Intervenimi në Siri i mundshëm edhe pa unitet në OKB


Fotografi e pëllumbave të ngordhur në vendin ku opozitarët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike, 24 gusht 2013
Fotografi e pëllumbave të ngordhur në vendin ku opozitarët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike, 24 gusht 2013
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë të hënën se reagimi ndërkombëtar ndaj dyshimeve për përdorim të armëve kimike në Siri është i mundshëm edhe pa përkrahje unanime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“A është e mundshme që t’i përgjigjemi armëve kimike pa unitet të plotë në Këshillin e Sigurimit të OKB? Unë do të thoja po”, i ka thënë ai televizionit publik britanik, BBC.

Presioni për veprim ndërkombëtar në Siri po rritet pas forcat qeveritare siriane janë akuzuar se kanë përdorur armë kimike, sulm ai që vrau qindra persona.
XS
SM
MD
LG