Ndërlidhjet

Inspektorët e OKB-së vizitojnë “lokacionin kimik”


Damask, 26 gusht 2013.
Damask, 26 gusht 2013.
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë vizituar lokacionin në Siri, ku, javën e kaluar, dyshohet se ka ndodhur sulm kimik.

Ekipi i OKB-së ka hyrë në qytetin Moadamieh, në periferi të Damaskut, dhe ka biseduar me viktimat e sulmit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se një prej makinave të ekipit është sulmuar nga snajperistë të paidentifikuar, por nuk ka pasur raporte për të lënduar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka thënë gazetarëve në Moskë se vendet perëndimore, që bëjnë thirrje për aksion ushtarak kundër Sirisë, nuk kanë prova se regjimi sirian qëndron prapa sulmit të dyshuar kimik.

Ai ka thënë se çdo askion ushtarak, pa miratimin e OKB-së, do të ishte “shkelje e madhe e ligjit ndërkombëtar”.

Organizata humanitare “Mjekët pa kufij” ka thënë se mbi 300 persona kanë humbur jetën në sulmin e së mërkurës.
XS
SM
MD
LG