Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Inspektorëve në Siri duhet dhënë kohë


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se ekspertët që po zhvillojnë hetime për dyshime lidhur me sulm kimik në Siri, duhet “të kenë më tepër kohë për ta kryer punën e tyre”.

Këto komente të sotme zë zyrtarit të lartë të OKB-së u bënë pasi ekspertët e vizituan njërin nga vendet e sulmit të dyshuar me gaz helmues afër kryeqytetit Damask, nga i cili sipas aktivistëve janë vrarë qindra vetë.

Ka shenja në rritje se shtetet perëndimore po përgatiten për aksion të mundshëm ushtarak për shkak të dyshimeve për sulm kimik nga ana e forcave të regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Mbrëmë vonë, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk ka dyshim se qeveria e Sirisë, javën e kaluar, ka përdorë armatim kimik për të vrarë qindra civilë dhe duhet të mbahet përgjegjëse.

“Armatimet kimike janë përdorë. Çdokush e pranon përdorimin e tyre. Askush nuk dyshon se meshkuj, femra dhe fëmijë ishin viktima të sulmeve të armatimit kimik në Siri”, tha Biden.

Qeveria e Sirisë i ka hedhur poshtë akuzat.

Rusia i ka përsëritur vërejtjet e saj duke thënë se sulmet ushtarake kundër Sirisë do ta destabilizojnë këtë vend dhe rajonin e Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG