Ndërlidhjet

Britania e prezanton sot rezolutën për Sirinë


Kryeministri britanik, David Cameron (Ilustrim)
Kryeministri britanik, David Cameron (Ilustrim)
Britania do të kërkojë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur civilët”, në Siri pas sulmit ku dyshohet se janë përdorur armë kimike.

Kryeministri britanik, David Cameron ka shkruar në profilin e tij në Twitter se rezoluta do t’i prezantohet Këshillit të Sigurimit gjatë takimit të mërkurës.

I deleguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka thënë të mërkurën në Gjenevë se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri duhet të aprovohet fillimisht nga Këshilli i Sigurimit.

Në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka thënë se ekspertëve të armëve të OKB-së që po hetojnë dyshimet nëse janë përdorur armë kimike në Siri “ju duhet dhënë kohë për të kryer punën e tyre”.

Këtyre ditëve ka pasur çdo herë e më shumë shenja në rritje se shtetët perëndimore po përgatiten për një aksion të mundshëm ushtarak kundër qeverisë siriane.

Qeveria e Bashar al Assad i ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer sulm me armë kimike.
XS
SM
MD
LG