Ndërlidhjet

Parlamenti britanik kundërshton ndërhyrjen në Siri


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Parlamenti i Britanisë ka kundërshtuar aksionin ushtarak kundër caqeve të Qeveirsë siriane.

Kundër propozimit kanë qenë 285 deputetë, ndërsa 272 të tjerë e kanë mbështetur.

Duke reaguar ndaj votimit, kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se ishte e qartë që ligjvënësit kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe se ai nuk do të shkelë vullnetin e parlamentit dhe të miratojë aksionin.

Cameron ka mbështetur sulmet kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas akuzave se forcat qeveritare kanë kryer një sulm me armë kimike, javën e kaluar.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja janë ende të mundshme.

Ajo ka thënë se vendimet e presidentit Obama “do të udhëhiqen nga ajo që është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara” dhe se “shtetet që shkelin normat ndërkombëtare, në lidhje me armët kimike, duhet të mbahen përgjegjëse”.
XS
SM
MD
LG