Ndërlidhjet

SHBA vazhdon të punojë për aksionin ushtarak në Siri


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të krijuar një koalicion ndërkombëtar, në mbështetje të sulmeve të mundshme ushtarake ndaj caqeve të Qeverisë siriane.

Ai i ka bërë këto komente pasi Parlamenti i Britanisë ka votuar kundër pjesëmarrjes në çdo sulm.

Duke folur gjatë një vizite në Filipine, Hagel ka thënë se Uashingtoni është duke u konsultuar me aleatët për të zbuluar fakte të mëtejshme rreth sulmit të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur javën e kaluar pranë Damaskut.

Në lidhje me kundërshtitë e Parlamentit britanik ndaj aksionit ushtarak, Hagel ka thënë se Qeveria e Britanisë ka dënuar fuqishëm dhe publikisht sulmin e dyshuar kimik në Siri.
XS
SM
MD
LG