Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon presidentët e shteteve baltike


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e shteteve të Baltikut, përkatësisht të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se takimi i sotëm do të nxjerrë në pah transformimet e rëndësishme që kanë bërë vendet baltike prejse kanë shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, dy dekada më parë.

Ajo po ashtu thekson se Estonia, Lituania dhe Letonia janë “aleatë të vlefshëm të NATO-s”.

Me homologët baltikë, Obama pritet të diskutojë një varg çështjesh me interes reciprok, përfshirë bashkëpunimin rajonal në energji, tregtinë dhe investimet, mbrojtjen dhe çështjet kibernetike.
XS
SM
MD
LG