Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia heq kufizimet për import të grurit


Ilustrim

Ilustrim

Nga sot, Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar masën për import të kushtëzuar të grurit nga vendet e rajonit, ndërsa në pjesën e parë të shtatorit pritet të shfuqizojë edhe masën për import të kushtëzuar të miellit.

Vendimi i tillë është miratuar ditë më parë, pasi është konstatuar se tregu është i qëndrueshëm dhe se është blerë 95 për qind e grurit nga prodhimi vendor.

Masat kufizuese, të cilat kanë qenë në fuqi nga 1 korriku, kanë shkaktuar zemërim në Kosovë dhe në Serbi. Autoritetet atje kanë thënë se ato shkelin marrëveshjen për tregti të lirë CEFTA.
XS
SM
MD
LG