Ndërlidhjet

DSS nuk merr pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit


Ilustrim
Ilustrim
Partia Demokratike e Serbisë (DSS) nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parapara për 3 nëntor.

Zëdhënësi i kësaj partie, Petar Petkoviq, ka thënë se anëtarët e partisë në Kosovë kanë konstatuar se këto zgjedhje janë anti-kushtetuese dhe anti-shtetërore, si dhe shuajnë institucionet shtetërore të Serbisë në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se DSS, me aksione të ndryshme politike, qytetare dhe partiake, do të kundërshtojë zgjedhjet.

Partia Demokratike e Serbisë udhëhiqet nga ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica.

Zgjedhjet e 3 nëntorit, të parapara edhe me Marrëveshjen e Brukselit, pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.
XS
SM
MD
LG