Ndërlidhjet

Edhe një akuzë për vrasje kundër Musharrafit


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.
Policia e Pakistanit ka ngritur një akuzë të re për vrasje kundër ish-presidentit Pervez Musharraf.

Zyrtarët kanë thënë se rasti lidhet me vdekjen e klerikut radikal, Abdul Rashid Ghazi, gjatë rrethimit të një xhamie në Islamabad, më 2007.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën, kur trupat kanë sulmuar kompleksin gjatë përleshjeve me islamistë të linjës së ashpër.

Musharraf, i cili aktualisht ndodhet nën arrest shtëpiak, akuzohet po ashtu për përfshirje në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutoo më 2007 dhe të një udhëheqësi fisnor më 2006.

Ai thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG